Sonte, rreth orës 19:00 ka nisur protesta kombëtare e PD-së, teksa protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë.
Gjatë protestës ka pasur përplasje të ashpër para Kuvendit, ku janë shoqëruar protestues të tjerë
Policia ka bërë një kordon njerëzor përpara parlamentit, ndërsa deputetë të PD-së, por edhe protestues kanë tentuar që të thyejnë këtë kordon policor, por ka qenë e pamundur.
Përgjatë kryqëzimit në rrugën e Elbasanit, ka pasur përplasje të ashpra midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe uniformave blu, raporton tvKlan.
Demokratët kanë kërkuar lirimin e rrugës nga efektivët për t’u drejtuar në Kuvend, por nuk është lerjuar nga kordoni i pranishëm.
Sakaq, është dashru ndërhyrja e hedhjes së ujit për të qetësuar sadopak gjendjen, tensionet e së cilës vijuan sërish.
Raportohet se, një polic ka pësuar çarje koke në protestë dhe është dërguar në spital për kurim.
Bëhet me dije se 4 persona janë shoqëruar në komisariat, pasi i është gjetur çantë me molotov. Janë 4 persona të lënduar, ku mes tyre janë dhe Aulon Kalaja e Luçiano Boçi.
Partia Demokratike ka shpërndarë pamje të Aulon Kalajës nga protesta, i cili është pa ndjenja.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, duke theksuar se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës.
Berisha e cilëson ngjarjen si “akt kriminal hakmarrës”.



