Coventry City është skuadra e parë e cila ka siguruar inkuadrimin në Premier Ligën Angleze, për sezonin e ardhshëm.
Nën drejtimin e Frank Lampard, Coventryt iu deshën plot 25 vite për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez, shkruan IndeksOnline.
”The Sky Blues” barazuan sonte me Blackurn me rezultat 1-1, duke siguaruar matematikisht ngjitjen në Premier Ligë.
Coventry City ka një histori interesante, ku në sezonin 2000/01 ranë nga kategoria në Championship.
Renie e tyre vazhdoi ku në sezonin 2011/12 kaluan në Ligën e Parë, derisa në sezonin 2016/17 ranë në Ligën e Dytë.
Një sezon më pas u rikthye në Ligën e Parë, derisa në sezonin 2019/20 u ngrit në Championship.
Pas gjashtë sezoneve, Coventry City tashmë ka siguruar rikthimin në Premierligë./IndeksOnline/
WE ARE BACK. pic.twitter.com/tX0v52NJgN
— Coventry City (@Coventry_City) April 17, 2026