BallinaLajmeVdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Dhembja është...

Vdekja tragjike e nxënësit në Ferizaj, Aliu shpreh ngushëllime familjes: Dhembja është e rëndë, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin

Të ngjajshme

Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.

Aliu, ka thënë se pesha e dhembjes është e rëndë, dhe se, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Postimi:

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.

Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!

Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!

Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz