Llapi ka fituar betejen në Komisionin e Ankesave, pasi si organ i shkallës së dytë, ka vendosur të aprovojë pjesërisht ankesën e klubit nga Podujeva, duke lejuar pranin e tifozëve.
Pas shqyrtimit të provave shtesë dhe analizimit të rrethanave të paraqitura nga klubi, Komisioni ka vlerësuar se vendimi duhet të reflektojë realitetin e ngjarjes, duke dëshmuar një qasje të drejtë dhe profesionale në trajtimin e rastit, shkruan IndeksOnline.
Falë këtij vendimi, përballja e shumëpritur ndaj FC Prishtina do të zhvillohet në një atmosferë më të zjarrtë, me tifozët që rikthehen në tribuna për të mbështetur ekipin e tyre në një ndeshje me rëndësi të veçantë.
Nga klubi është bërë thirrje që përkrahja të jetë sa më masive, por njëkohësisht e disiplinuar. Drejtuesit e Llapit kanë apeluar për sjellje korrekte nga të gjithë të pranishmit, duke kërkuar shmangien e veprimeve të palejuara, në veçanti hedhjen e mjeteve në fushë./IndeksOnline/