Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese në zonën e Bukovikut, në Komunën e Gjilanit, gjatë datave 17–19 prill dhe 24–26 prill 2026.
Përmes një njoftimi zyrtar, FSK ka bërë të ditur se këto ushtrime realizohen në përputhje me plan-programin trajnimor të kadetëve dhe kanë për qëllim vlerësimin praktik të aftësive të tyre në terren, raporton lajmi.net
Sipas njoftimit, zona e Bukovikut është përzgjedhur për shkak të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara stërvitore.
FSK ka apeluar ndaj qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet, duke theksuar se nuk ka vend për panik./Lajmi.net/