BallinaSportIshte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Të ngjajshme

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Kriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer

Kryeministri britanik Starmer prej muajsh ndodhet nën presion. Por...

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë.

“Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.

Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.

Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti.

Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne.

Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz