BallinaLajmeOVL-UÇK reagon ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë: Shtrembëron historinë dhe fyen luftën...

OVL-UÇK reagon ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë: Shtrembëron historinë dhe fyen luftën çlirimtare

Të ngjajshme

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar atë si një përmbajtje të papranueshme që, sipas tyre, shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon dinjitetin e luftës çlirimtare.

Në reagimin publik, OVL-UÇK thekson se ekspozita, “nën maskën e kujtesës”, paraqet një narrativë të deformuar të Luftës Çlirimtare, duke fyer sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, raporton lajmi.net

Sipas tyre, paraqitja e viktimave civile si persona të armatosur, veçanërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të rëndë moral.

“Një qasje e tillë është e papranueshme. Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë”, thuhet në reagim.

Postim i plotë:

REAGIM
Kundërshtojmë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës.
Nën maskën e kujtesës, ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare duke fyer gjakun e derdhur për liri. Paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral. Një qasje e tillë është e papranueshme.
Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë.
Për këto arsye, kërkojmë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e asaj ‘ekspozite’, si dhe llogaridhënie institucionale./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz