BallinaLajmeKancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Të ngjajshme

Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë biseduar për nominimin...

Ali Ahmeti bën homazhe në Gllogjan

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Kosovës,...

Nisin xhirimet e filmit të ri artistik “Zbardhje”, rolin kryesor e ka një deputete

“Zbardhje”, filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi,...

Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës më 31 mars në “Fadil Vokrri”

FFK ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat...

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

 “Dua gjithashtu t’ju përgëzoj për formimin e qeverisë suaj të re dhe t’ju uroj suksese në legjislaturën e re, veçanërisht lidhur me përparimin e vazhdueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Austria ka qenë mbështetëse e Republikë së Kosovës që nga themelimi i saj dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane”, thuhet në letrën e kancelarit Stocker.

Kancelari Stocker theksoi se në kohë gjeopolitikisht të trazuara, marrëdhëniet e forta ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë më të rëndësishme se kurrë.

Ai e vlerësoi lartë rolin aktiv të diasporës kosovare në Austri dhe bashkëpunimin e ngushtë ekonomik ndërmjet dy shteteve, ndërsa theksoi se mezi pret të takohet sërish me kryeministrin Kurti.

Kancelari Stocker, poashtu e uroi kryeministrin Kurti me rastin e ditëlindjes së tij./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz