back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSport​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

​Mbrëmje spektakli në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut, në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

Këtë javë skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës...

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë, Policia njofton për mbi 40 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të...

Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën ka...

Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Vedat Muriqi e pati një fundjavë fantastike në nivelin...

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta...

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në fazën e 1/8 së finales së UEFA Champions League, ku katër përballje shumë interesante pritet të përcaktojnë rrjedhën e dueleve që luhen me sistemin vajtje-ardhje. Në program janë përballje mes skuadrave historike të futbollit evropian, ku favoritët do të tentojnë të hedhin hapin e parë drejt çerekfinales, ndërsa kundërshtarët synojnë të krijojnë surpriza.

Në ndeshjen e parë të mbrëmjes, në orën 18:45, përballen gjiganti turk Galatasaray dhe anglezët e Liverpool FC. Atmosfera në Stamboll, megjithëatë nuk pritet të jetë shumë e zjarrtë si zakonisht pasi skuadra turke duhet të luajë pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga UEFA, ndërsa skuadra angleze do të synojë të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Angli.

Në një tjetër duel shumë të fortë, italianët e Atalantës përballen me kampionët gjermanë të Bayern Munich. Ekipi nga Bergamo ka dëshmuar këtë edicion se mund të sfidojë çdo kundërshtar në Evropë, por përballë Bayernit sfida mbetet tejet e vështirë për shkak të përvojës dhe cilësisë së bavarezëve në këtë kompeticion.

Po në orën 21:00 zhvillohet edhe një duel intrigues mes Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur. Spanjollët njihen për stilin e tyre të fortë dhe disiplinën taktike, ndërsa londinezët kërkojnë të bëjnë një hap të madh drejt kualifikimit duke shfrytëzuar potencialin ofensiv.

Ndërkohë, një nga përballjet më tërheqëse të mbrëmjes zhvillohet në Angli, ku Neëcastle United pret gjigantin spanjoll Barcelonën. Rikthimi i Neëcastle në skenën e madhe evropiane e bën këtë duel edhe më interesant, ndërsa Barcelona synon të konfirmojë ambiciet e saj për të shkuar larg në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Të gjitha këto ndeshje janë pjesë e fazës së 1/8 së finales, e cila zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, që do të thotë se gjithçka mbetet e hapur deri në përfundim të ndeshjeve të kthimit. Përballjet e sotme pritet të japin sinjalet e para se cilat skuadra mund të jenë më pranë një vendi në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz të futbollit evropian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz