back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeZKM: Kurti dhe BERZh flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të...

ZKM: Kurti dhe BERZh flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte të reja infrastrukturore

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore dhe zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.

“U trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027. Kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz