BallinaShowBizKate dhe William bëjnë një nga daljet më të rëndësishme publike pas...

Kate dhe William bëjnë një nga daljet më të rëndësishme publike pas arrestimit të Princit Andrew

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Princi William dhe Kate Middleton u shfaqën krah familjes mbretërore britanike në një nga aktivitetet më të rëndësishme publike të vitit, duke treguar mbështetjen e tyre për Mbretin Charles gjatë ceremonisë së përvitshme të Commonwealth Day në Westminster Abbey, në Londër.

Princi dhe Princesha e Uellsit mbërritën të veshur me nuanca të koordinuara blu, me Kate që kishte zgjedhur një pallto elegante nga Catherine Walker dhe një kapelë të së njëjtës ngjyrë. Në ceremoni morën pjesë edhe Mbretëresha Camilla, Princesha Anne me bashkëshortin e saj Sir Tim Laurence, si dhe Duka dhe Dukesha e Gloucester.

Shërbesa këtë vit u zhvillua në një atmosferë të veçantë, pasi është një nga grumbullimet më të mëdha publike të familjes mbretërore që nga arrestimi i Princit Andrew. Ish-princi, i cili u tërhoq nga detyrat mbretërore në vitin 2019 pas lidhjeve të përfolura me financierin Jeffrey Epstein, nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet.

Në tetor të vitit 2025, Mbretit Charles i hoqi Andrew-t titujt dhe nderimet mbretërore. Situata u përshkallëzua më tej në shkurt të këtij viti, kur Andrew u arrestua në ditëlindjen e tij të 66-të në pronën Wood Farm në Sandringham, nën akuza për shpërdorim detyre. Ai i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat.

Ndërkohë, jashtë Westminster Abbey u mblodhën edhe protestues anti-monarki, të cilët mbanin pankarta me mesazhe kritike ndaj familjes mbretërore.

Ceremonia e Commonwealth Day mblodhi rreth 1,800 pjesëmarrës, përfshirë liderë, të rinj dhe përfaqësues të komunitetit artistik. Gjatë aktivitetit pati performanca artistike dhe u prezantua për herë të parë “Commonwealth Symphony”, një bashkëpunim kulturor që bashkon baletin klasik me elemente të kulturës Bollywood.

Në mesazhin e tij për këtë ditë, Mbreti Charles theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke e përshkruar Commonwealth si një “forcë për të mirën” në një kohë sfidash globale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz