BallinaLajmeKonjufca takon ambasadorin e Japonisë: U diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik...

Konjufca takon ambasadorin e Japonisë: U diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve

Të ngjajshme

Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara devijuan nga qëllimi

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka bërë prezantimin e...

Qeveria ndan 77.5 milionë euro për bujqësinë: Miratohet programi i ri 2026 për transformim të sektorit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

Raporti për Specialen, Behrami: Kthesa më e madhe për procesin e Hagës

Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee...

Kanye West koncert më 11 korrik në zemër të Tiranës, njofton Edi Rama

Reperi me famë botërore, Kanye West shumë shpejt do...

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës, Hiroyasu Tanigaki.

Në këtë takim, Tanigaki ka uruar Konjufcën për marrën e detyrës dhe kanë diskutuar për interesat dhe vlerat e përbashkëta që e forocojnë lidhjen mes dy vendeve.

“Gjatë bisedës u trajtua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO në Japoni, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve. U përmend gjithashtu se Universiteti i Prishtinës tashmë ofron kurse të gjuhës japoneze, duke krijuar një urë të re bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. Në takim u theksua edhe përputhja e qëndrimeve gjeopolitike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zëvendëskryeministri Konjufca gjithashtu i përcolli urimet e tij Japonisë për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin e Kryeministres së re”, thuhet në njoftim të MPJD-së.

Në këtë njoftim thuhet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të partneritetit me Japoninë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz