BallinaLajmeAmandamentin e propozuara nga Osmani do të vlenin për presidentin që do...

Amandamentin e propozuara nga Osmani do të vlenin për presidentin që do të zgjidhej pas 5 vitesh

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani  ka nxjerr sot në mëngjes  dekretin për shpëndarjen e Kuvendit. E në konferencë për media Osmani ka folur dhe për amandamentet e propozuara për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët.  Osmani ka bërë të qartë se ato amandamente nuk do të vlenin për presidentin që do të zgjidhej tani, por për Presidentin që do të zgjidhej pas 5 vitesh.

“Dje kam dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët. E kuptoj shumë mirë që kjo ka ngritur pyetje. Në një klimë politike të tensionuar, çdo veprim shihet me dyshim dhe çdo vendim interpretohet përtej asaj që mund të jetë e vërtetë. Kjo është natyra e politikës. Por dua të jem e qartë me qytetarët e Republikës së Kosovës. Këto amendamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që do të duhej të zgjidhej deri mbrëmë, por për pasardhësin e menjëhershëm të mandatit tim. Arsyeja është e thjeshtë, vetë amendamentet parashohin që procedurat për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga populli duhet të fillojnë gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Pra, gjashtë muaj më herët. Kjo do të thotë se edhe sikur këto amendamente të miratoheshin mbrëmë, nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Ska të bëjë fare me mandatin tim, sepse  mundësia për zgjedhje  të drejtpërdrejtë nga populli do të krijohet vetëm pas pesë vitesh dhe jo tani. S’ka pas fare të bëjë me mundësinë që unë të kandidoj në zgjedhje të reja tani”, tha Osmani./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz