Llapi e ka fituar dramën me Malishevën duke e prerë një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Loja e rregullt përfundoi 1:1, pas vazhdimeve 2:2, ndërsa llapjanët e fituan duelin e fundit çerekfinal të kësaj gare vetëm përmes penalltive, shkruan “Gazeta Express”.
Dy golat e Mevlan Zekës, një në pjesën e parë dhe një në vazhdime ishin të pamjaftueshme për Malishevën, e cila i jep fund shpresës për ta fituar këtë trofe.
Nga ana tjetër, golat për vendësit i shënuan Besar Musolli në pjesën e dytë dhe Fuad Ajvazi në minutat shtesë të vazhdimeve
Llapjanët iu bashkuan në gjysmëfinale Ballkanit, Dukagjinit dhe Ferizajt. /Gazeta Express