BallinaLajmeI burgosuri i rrezikshëm u arratis, reagon Drejtoria e Burgjeve

I burgosuri i rrezikshëm u arratis, reagon Drejtoria e Burgjeve

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri ka dhënë informacion mbi arratisjen e Altin Ndocit, një i burgosur i rrezikshëm i cili arriti t’i shpëtonte efektivëve të Policisë së Burgjeve ndërkohë që ndodhej në spital.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, “pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali”.

Deklaratë paraprake

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz