BallinaLajmeVV e AAK festojnë bashkë në Junik

VV e AAK festojnë bashkë në Junik

Të ngjajshme

Trump i çon mesazh Iranit me letra ‘Uno’: Të gjitha kartat i kam unë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të Donald...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të...

Sulmoi fizikisht një femër në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që...

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Pilotët e rinj nga klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”...

Opozita ka arritur të marrë drejtimin e Kuvendit Komunal të Junikut, pas një bashkëpunimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një reagimi publik, theksoi se pavarësisht zhvillimeve politike, institucioni komunal do të respektojë procesin demokratik dhe i uroi Leonard Llollunit zgjedhjen në këtë pozitë, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim institucional në interes të qytetarëve të Junikut.

“Propozimi nga AAK u mbështet menjëherë nga kryetari i Qendrës së VV-së në Junik, z. Jetmir Tofaj, pa asnjë konsultim paraprak me strukturat apo me elektoratin që ai pretendon se përfaqëson. Një veprim i tillë, i papërgjegjshëm dhe politikisht i pajustifikueshëm, e shndërron z. Tofaj në mbështetës të drejtpërdrejtë të agjendës së AAK-së në Junik, duke devijuar hapur nga vullneti dhe besimi i votuesve të tij.”, ka shkruar mes tjerash Shehu.

Statusi plotë i Shehut:

Të dashur junikas,

Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Junikut, ku pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Grupi i asambleistëve të LDK-së ka propozuar për këtë pozitë z. Shpejtim Gacaferi, ndërsa grupi i asambleistëve të AAK-së ka propozuar për këtë pozitë z. Leonard Llolluni.

Propozimi nga AAK u mbështet menjëherë nga kryetari i Qendrës së VV-së në Junik, z. Jetmir Tofaj, pa asnjë konsultim paraprak me strukturat apo me elektoratin që ai pretendon se përfaqëson. Një veprim i tillë, i papërgjegjshëm dhe politikisht i pajustifikueshëm, e shndërron z. Tofaj në mbështetës të drejtpërdrejtë të agjendës së AAK-së në Junik, duke devijuar hapur nga vullneti dhe besimi i votuesve të tij.

Si rezultat, z. Shpejtim Gacaferi morri 7 vota ndërsa me ndihmën e 2 nga 3 votat e grupit të VV, z. Leonard Llolluni morri 8 vota dhe u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Junikut.

Duke respektuar institucionin dhe procesin demokratik, shfrytëzojmë rastin ta urojmë z. Leonard Llolluni për zgjedhjen e tij si Kryesues i Kuvendit Komunal dhe shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim institucional, gjithmonë në funksion të interesit publik dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Junikut, pa dallim.

R.Sh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz