BallinaLajmeDurmishi inspekton punimet emergjente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Çmimet e derivateve sot në Kosovë – ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka...

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek...

Sonte gjysmëfinalja e katërt, Bora-Bashkimi

Super spektakli i “Play-off”-it në Superligë do të vazhdojë...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë.

Ai po ashtu ka njoftuar se Ministria është në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në këtë autostradë, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe rritje të sigurisë për qytetarët.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz