BallinaLajmePolicia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes...

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në prill 2026

Të ngjajshme

Oriola publikon video me fustan të zi, fizikun e saj duhet ta keni zili (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Oriola Marashi...

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga faktorët kryesorë që kontribuon në shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit prill 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz