BallinaSportPiloti i Formula 1 pas takimit me Messin: Ishte e jashtëzakonshme, të...

Piloti i Formula 1 pas takimit me Messin: Ishte e jashtëzakonshme, të gjithë argjentinasit e kanë ëndërr!

Të ngjajshme

Vini Jr shënon një gol shumë të bukur ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë...

Ferizaj reagon pas barazimit ndaj Gjilanit, thonë se u dëmtuan nga gjyqtarët!

Ferizaj FC ka shprehur pakënaqësi të thellë pas ndeshjes...

Aksident në afërsi aeroportit, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Franco Colapinto realizoi një nga ëndrrat e tij më të mëdha duke takuar idhullin e tij, Lionel Messi, gjatë fundjavës së garës së Formula 1 në Miami.

Piloti argjentinas nuk e fshehu emocionin pas këtij momenti të veçantë, duke theksuar rëndësinë që Messi ka për të dhe për gjithë kombin argjentinas.
“Jam shumë i lumtur që e pashë me familjen e tij, ishte një moment shumë i veçantë. Ai është një hero për mua dhe për të gjithë argjentinasit,” u shpreh Colapinto.

Messi ishte i pranishëm në paddock-un e Formula 1 në Miami, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, ndërsa shijonte nga afër atmosferën e garës.

Gara për Çmimin e Madh të Miami-t u fitua nga talenti i ri i Mercedesit, Kimi Antonelli, i cili vazhdon të impresionojë në sezonin aktual./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz