BallinaLajmeAksidenti tragjik në Durrës/ Pezullohen tre zyrtarë të lartë të Policisë së...

Aksidenti tragjik në Durrës/ Pezullohen tre zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit

Të ngjajshme

Pas aksidentit shumë të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të menjëhershme administrative.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Skënder Hita, në zbatim të rregullores, ka vendosur pezullimin nga detyra për performancë të dobët të tre drejtuesve kryesorë të policisë në Durrës:

  • Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa
  • Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj
  • Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo.

Menjëherë pas ngjarjes, është urdhëruar ngritja e një grupi ekspertësh nga Drejtoria e Policisë Rrugore, të cilët kanë shkuar në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për të vlerësuar përgjegjësitë e mundshme të punonjësve të policisë në lidhje me këtë rast.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa priten rezultatet e hetimeve për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz