back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLushaku-Sadriu mundohet të arsyetoj rezultatin e dobët: LDK ofroi alternativa dhe reforma,...

Lushaku-Sadriu mundohet të arsyetoj rezultatin e dobët: LDK ofroi alternativa dhe reforma, pushteti i devijoi debatet përmes propagandës

Të ngjajshme

Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se është e domosdoshme të bëhet një analizë e gjerë, pasi sipas saj kanë ekzistuar shumë rrethana që LDK nuk i ka pasur nën kontroll.

“Ne jemi munduar si parti tipike evropiane t’u ofrojmë qytetarëve tanë zgjidhje përmes programit tonë, duke iu ofruar alternativa dhe duke iu dhënë zgjidhje për problemet që ata i kanë. Kemi dalë me propozime konkrete se si do ta përmirësonim jetën e familjeve, të cilat do ta rrisnin nivelin e cilësisë së jetës”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

Lushaku-Sadriu ka shtuar se LDK ka ofruar edhe reforma ekonomike dhe alternativa të tjera programore.

“Kemi bërë propozime për reforma ekonomike, por edhe shumëçka tjetër. Ne e kemi ofruar një alternativë politike dhe programore”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte në pushtet, duke theksuar se sipas saj ka devijuar debatin publik përmes propagandës.

“E kemi pasur një pushtet me shumicë, i cili ka goditur dhe me propagandën më të madhe i ka devijuar debatet”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz