BallinaLajme“20 mijë euro veç në një llogari”- Si kishte rimbursuar BKS-ja një...

“20 mijë euro veç në një llogari”- Si kishte rimbursuar BKS-ja një person që s’ishte aksidentuar fare dhe si dyshohet se përfitoi Valon Berisha?

Të ngjajshme

Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara devijuan nga qëllimi

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka bërë prezantimin e...

Qeveria ndan 77.5 milionë euro për bujqësinë: Miratohet programi i ri 2026 për transformim të sektorit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,...

Raporti për Specialen, Behrami: Kthesa më e madhe për procesin e Hagës

Një raport i organizatës prestigjioze “Bar Human Rights Committee...

Kanye West koncert më 11 korrik në zemër të Tiranës, njofton Edi Rama

Reperi me famë botërore, Kanye West shumë shpejt do...

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar informacione lidhur me një nga personat e arrestuar.

Bazuar në provat e siguruara, rezulton se në një rast të vitit 2023, BKS kishte rimbursuar për aksident trafiku një person i cili nuk kishte pësuar fare aksident e as nuk kishte paraqitur kërkesë në BKS për rimbursim.

Në këtë rast, BKS-ja i kishte lëshuar qytetarit afër 20 mijë euro, për të cilat ky qytetar ka thënë se këto para i kishte tërhequr në dy pjesë, të cilat përmes një familjari të tij ia kishte dorëzuar Berishës.

I njëjti ka thënë se nuk kishte përfituar asnjë cent për vete.

Ndryshe, në mesin e të arrestuarve në aksionin e së enjtes që po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren, janë Sami Mazreku, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz