BallinaLajmeGjendje e rënduar nga vërshimet në Klinë, kryetari Zenun Elezaj në terren

Gjendje e rënduar nga vërshimet në Klinë, kryetari Zenun Elezaj në terren

Të ngjajshme

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Goli i Bogas i mjafton Juventusit, e mposht Udinesen

Juventusi ka arritur fitoren e radhës në Serie A. Ata...

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për...

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se situata pas vërshimeve në këtë komunë paraqitet e rënduar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe bizneset lokale.

Në një video të publikuar nga vet kryetari, shihet gjendja e rënduar në qytet, transmeton lajmi.net.

“Edhe në këto orë jemi në terren për të parë nga afër gjendjen pas vërshimeve. Dëmet janë të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe bizneset,” ka thënë Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të formohet një komision për vlerësimin e dëmeve, ndërsa do të kërkohet edhe mbështetja e institucioneve qendrore për kompensimin e dëmeve ekonomike.

Kryetari Elezaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe që, në rast nevoje, të raportojnë te shërbimet emergjente të komunës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz