back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeNga 2 mijë votues, Limajn e votuan vetëm pak më shumë se...

Nga 2 mijë votues, Limajn e votuan vetëm pak më shumë se 800 qytetarë të fshatit të tij të lindjes

Të ngjajshme

Yamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të Barçës

Alarm i vogël në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesi i...

KQZ e pezulloi si parti, AKR thotë se kuvendin pritet ta mbajë në mes të prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot pezullimin e...

Fluturime direkte OSLO– PRISHTINE dhe anasjelltas me Reisebüro Prishtina

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, me kryetar Fatmir Limajn, nuk ka arritur ta kaloj pragun që nevojitet për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ajo në këto zgjedhje ka marrë vetëm 1.7% të të gjitha votave.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj nuk gjeti përkrahje as në Komunën e tij, pasi as në këtë Komunë nuk doli i pari, ndonëse në nivel lokal udhëheq Ekrem Kastrati nga Nisma.

Nisma në Malishevë, doli e dyta me 30,65% të votave apo gjithsej 5 mijë e 66 vota.

Por, sa mori Nisma dhe Limaj vota në fshatin e tij të lindjes. 

Në Banjë të Malishevës, fshati ku edhe ka lindur Fatmir Limaj, ka dal e para me 47,46% të votave duke lënë pas VV-në me 27,66% të votave.

Por, po në këtë fshat, Limaj nuk i mori votat e shumicës së atyre që dolën për të votuar e as të gjithë atyre që votuan Nismën.

Në këtë fshat nga 3 mijë e 853 qytetarë me të drejtë vote, kanë marrë pjesë në zgjedhje 2 mijë e 36 qytetarë

Nga 935 prej tyre që e votuan Nismën, vetëm 815  e votuan edhe Fatmir Limajn.

Në Banjë të Malishevës, i dyti nga votat është Vesel Krasniqi me 651 vota, e treta Arbëreshë Krasniqi me 440 vota, më pas Xhevahire Izmaku me 318 vota.

Nisma nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz