BallinaLajmeLajmet e FunditMC Kresha: Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je, kam humbur...

MC Kresha: Industria kërkon gjithmonë të bëhesh ai që s’je, kam humbur edhe shumë para

Të ngjajshme

Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion” në Marok

Dy pjesëtarë të forcave amerikane që po merrnin pjesë...

Milani në krizë, Sassuolo e shënon edhe golin e dytë

Sassuolo e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në Serie...

3 ndeshje s’ka gola/ Mbyllen pjesët e para në Superligë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës...

Dita e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Informimi i saktë është shtyllë e demokracisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën...

Artisti i njohur, MC Kresha, ishte i ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për frymëzimin e krijimtarisë së tij si dhe për prapaskenat e industrisë muzikore.

Ai tha se frymëzimin për krijimtarinë e tij muzikore e gjen te jeta e përditshme.

Më tej u shpreh se industria i ka kërkuar shumë herë të bëhet diçka që nuk është dhe shtoi se shpesh ka humbur shumë para vetëm që të mos bëjë kompromis me idealet e tij artistike.

Pjesë nga biseda në studio:

Nga vjen inspirimi yt për krijimtarinë tënde artistike?

MC Kresha: Inspirimi varion. Nuk mund të them që e gjej te diçka e veçantë apo specifike. Besoj që në jetën e përditshme dhe mbledhjen e shumë ndjenjave që më japin një shkëndijë për shkrim.

A ka tentuar ndonjëherë industria të të kthejë në diçka që nuk je?

MC Kresha: Industria të kërkon gjithmonë të bësh gjithçka që ti nuk je. Nganjëherë kam bërë kompromis dhe ndonjëherë duke mos i’ua dëgjuar fjalën, ndonjëherë edhe duke humbur para.

A je penduar ndonjëherë për ato para që ke humbur?

MC Kresha: Nuk pendohem për tamël të derdhun. Nuk ka qenë e shkruajtur që ato para të vijnë te unë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz