BallinaShowBiz“Pervers, pedofil” – Gruaja e Mirit, Rabea reagon për ofendimet ndaj finalistit...

“Pervers, pedofil” – Gruaja e Mirit, Rabea reagon për ofendimet ndaj finalistit gjatë qëndrimit në BBVA

Të ngjajshme

Kurti udhëton për në Armeni, do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë...

Sherr me thika mes të rinjve në Fier, një i plagosur

Një konflikt që ka nisur midis dy të rinjve...

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Armeni

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Reali e kishte kontaktuar Zidanen në dhjetor, kjo ishte përgjigja e tij

Përfaqësues të Real Madridit kanë kontaktuar Zinedine Zidanen në...

Finalisti i Big Brother VIP Albania, Miri, ishte i ftuar në “S’e Luan Topi”, ku foli edhe për eksperiencën brenda shtëpisë, por edhe për shumë të tjera.

Në një moment gjatë intervistës, ai u befasua nga gruaja e tij gjermane, Rabea. Rabea, e cila zotëron një shqipe të shkëlqyer, u pyet edhe për vështirësitë e saj gjatë kohës kur Miri ishte në BBVA.

Moderatorja: Rabea, unë e di që ka qenë një katërmujorsh i vështirë edhe për ty, besoj je përballur si me të mirat edhe me të këqijat, edhe me kritika dhe me të shara. Më thuaj një moment që je ndier shumë keq ose në vështirësi gjatë këtij rrugëtimi.

Rabea: Në vështirësi në veten time nuk e ndjeva tamam, por unë ndjeva shumë keq, për shembull kur e kanë ofenduar Mirin edhe në rrjete sociale edhe brenda shtëpisë. Kur sheh ti burrin ashtu që të tjerët e ofendojnë gjithë kohës, të dhemb shpirti çka të bësh, as nuk mund të ndihmosh.

Miri qesh me shaka: I ka dhimbsur shpirti për mua.

Rabea: Po, më dhemb shpirti, çka të them. Këto kanë qenë momentet më të vështira.

Moderatorja: Për cilën pjesë të erdhi më keq, që the ‘këtë vërtet Miri nuk e meritonte’?

Rabea: Për shembull për atë fjalën pedofil.

Moderatorja: Pervers?

Miri: Më kanë thënë edhe pedofil.

Rabea: E thoshte Gimbo, jo vetëm një herë por tre herë.

Miri me shaka: E ka matur kjo 1, 2, 3.

Rabea: Kjo akuzë e krimit nuk thuhet ashtu kollaj.

Miri: E di pse thotë këtë dhe jo atë që the ti, sepse kur i thua pedofil duhet të kesh bërë atë gjë që të quhesh ashtu. Ai nuk e dinte fjalën se çfarë do të thotë, e ka përdorur gabim, prandaj ajo ka reaguar dhe reagon tek ajo fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz