BallinaLajmeDisa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Të ngjajshme

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturash në Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë. Në rrugën...

Sesko i shënon Liverpoolit, “Djajtë e Kuq” me dy gola në epërsi

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Dy ushtarë amerikanë zhduken gjatë stërvitjes “African Lion” në Marok

Dy pjesëtarë të forcave amerikane që po merrnin pjesë...

Milani në krizë, Sassuolo e shënon edhe golin e dytë

Sassuolo e ka dyfishuar epërsinë ndaj Milanit në Serie...

Edhe këtë vit, dukuria e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike, tregje dhe sheshe, vazhdon të jetë prezente.

Që festat të kalojnë sa më mirë dhe pa incidente, komunat kanë ndërmarrë masa parandaluese, ku tashmë janë paraparë gjoba për shkelësit.

 “Si Drejtori e Inspekcionit, në kuadër të aktiviteteve tona, kemi ndërmarrë masa inspektuese dhe po trajtojmë të gjitha dukuritë negative në kryeqytet, veçanërisht përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike si sheshe e tregje. Kur hasim në raste të tilla, shqiptojmë gjoba nga 100 deri në 500 euro”, ka thënë Alban Ymeri, udhëheqës i sektorit të rendit në Prishtinë.

Vendime për ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve në hapësira publike kanë marrë edhe disa komuna, përfshirë Gjilanin, Prizrenin dhe Vushtrrinë, shkruan RTK.

Ekspertët e sigurisë dhe mjekët bëjnë thirrje që festimet e Vitit të Ri të organizohen në mënyrë të përgjegjshme. Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, thekson se përdorimi i mjeteve piroteknike përbën rrezik serioz për sigurinë publike dhe bën thirrje që institucionet të ndërmarrin masa parandaluese si ndalesa të përkohshme, kontrolle në hapësira publike dhe zbatim të rreptë të rregullave.

Ndryshe, çdo vit institucionet shëndetësore raportojnë raste të lëndimeve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë, si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarreve gjatë festave të fundvitit.

Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të ligjit, duke rikujtuar se përdorimi i mjeteve piroteknike pa autorizim është i ndaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz