back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeVotimi në përfaqësi diplomatike, KQZ: Deri tani kanë votuar 7 mijë e...

Votimi në përfaqësi diplomatike, KQZ: Deri tani kanë votuar 7 mijë e 79 persona, s’ka parregullësi serioze

Të ngjajshme

Abdixhiku: E ardhmja është digjitale!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një thirrje për votuesit

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë një thirrje...

Aksident zingjiror në Japoni: Përplasen 67 automjete

Një aksident masiv që përfshinte 67 automjete në mot...

KEK i kundërpërgjigjet KEDS-it: Nuk jemi përgjegjës për ndërprerjet e energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj një...
- Advertisement -

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka dhënë detaje për daljen në votime të votuesve të cilët janë regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Elezi ka thënë se nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar deri tani kanë votuar 36.89 % apo 7 mijë e 79 votues.

- Advertisement -

Ai ka thënë se s’është raportuar për ndonjë problem serioz gjatë procesit të votimit, përveç disa paqartësive që lidhen me procedurat dhe dokumentat për votim.

“Deri më tani s’ka ndonjë pengesë që do ta dëmtonte integritetin e votimit. Ka ndoshta paqartësi rreth votimit e procedurave. Por jemi në kontakt dhe po jepen udhëzime vazhdimisht”, ka deklaruar Elezi.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 7 të mbremjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz