back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajme“Votimi në diasporë, procesi po monitorohet në vazhdimësi”

“Votimi në diasporë, procesi po monitorohet në vazhdimësi”

Të ngjajshme

“Një nga ne”, Bayerni njofton vazhdimin e kontratës së Musialas

Jamal Musiala do të blindohet nga skuadra e tij,...

Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme...

Në veturë dhe i lidhur me rryp sigurie, Kurti në rolin e KQZ-së tregon se si duhet votuar LVV-në

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka...

Hamza bashkë me PDK-në shkojnë për ngushëllime në familjen Salih Mustafës

Kryetari i PDK, njëherit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza...
- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot konferencën e parë për media lidhur me procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i votimit ka filluar herët në mëngjes, sipas kohës lokale në Kosovë dhe deri në ora 9:00 kanë votuar 1,659 qytetarë.

- Advertisement -

Sipas tij, në orën 05:00 ka nisur votimi në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, ndërsa nga ora 07:00 votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi të tjera diplomatike që ndodhen në Evropë.

Elezi theksoi se procesi i votimit është duke u zhvilluar në këto përfaqësi diplomatike: në Gjermani (Ambasada në Berlin dhe konsullatat në Frankfurt, Hamburg, Mynih, Shtutgart dhe Dyseldorf), në Zvicër (Ambasada në Bernë dhe konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih), në Mbretërinë e Bashkuar (Ambasada në Londër), në Francë (Ambasada në Paris dhe Konsullata në Strasburg), në Belgjikë (Ambasada në Bruksel), në Norvegji (Ambasada në Oslo), në Austri (Ambasada në Vjenë), në Suedi (Ambasada në Stokholm), në Slloveni (Ambasada në Lubjanë), në Danimarkë (Konsullata në Kopenhagë), në Itali (Ambasada në Romë dhe Konsullata në Milano), në Turqi (Konsullata në Stamboll), në Kroaci (Ambasada në Zagreb), në Holandë (Ambasada në Hagë), në Republikën Çeke (Ambasada në Pragë) dhe në Hungari (Ambasada në Budapest).

Ndërkohë, procesi i votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe Konsullatën në New York, si dhe në Kanada, në Ambasadën në Otavë dhe Konsullatën në Toronto, do të fillojë në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Sipas KQZ-së, në përgjithësi votimi po zhvillohet në 40 vendvotime, të cilat funksionojnë në kuadër të 16 ambasadave dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 29 përfaqësitë diplomatike është 19 mijë e 187 votues.

Zëdhënësi Elezi theksoi se vetëm votuesit që janë regjistruar paraprakisht për votim në përfaqësi diplomatike kanë të drejtë të votojnë më 27 dhjetor 2025, pasi listat votuese të dërguara në këto përfaqësi përmbajnë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë periudhës së regjistrimit, nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor 2025.

Ai shtoi se qytetarët mund ta verifikojnë statusin e tyre të votimit në çdo kohë përmes platformës elektronike të KQZ-së.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, nga 24 përfaqësi diplomatike ku votimi ka filluar dhe po zhvillohet, deri në orën 09:00 kanë votuar 1,659 qytetarë, që përbën 8.64 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i votimit po monitorohet në vazhdimësi dhe se do të publikohen përditësime të tjera gjatë ditës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz