BallinaLajmeHamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në Kuvend lidhur me procesin për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar seancën si jokushtetuese.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Kuvend përbën “puç kushtetues” dhe shkelje të rëndë të rendit kushtetues.

“Mosserioziteti dhe papërgjegjshmëria e kanë mbërritur kulmin. Ky është një puç kushtetues”, ka deklaruar Hamza.

Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen gjithmonë, ndërsa shtoi se procesi i votimit për Presidentin është zhvilluar në mënyrë kundërkushtetuese.

“Është hyrë në procedurë të votimit në mënyrë kundërkushtetuese dhe kjo praktikë duhet të ndërpritet për të ruajtur stabilitetin politik dhe institucionet e vendit”, u shpreh ai.

Hamza paralajmëroi për rrezik të destabilizimit, duke e adresuar përgjegjësinë te Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa shtoi se nuk duhet lejuar që vendi të shkojë drejt anarkisë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz