Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij i ka siguruar 15 nënshkrime për kandidaturën e Vjosa Osmani për President të Kosovës.
Ai tha se këto nënshkrime nuk janë publikuar më herët, pasi LDK-ja nuk ka dashur t’i bëjë pjesë të, siç u shpreh ai, lojërave politike.
“Ja ku janë 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe besoj që kjo ishte dashur ta përmbyllë gjithë debatin politik në Kosovë”, deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës vepron në mënyrë institucionale dhe është serioze në qëndrimet e saj politike, duke theksuar se çdo propozim i bërë nga LDK-ja është i qëndrueshëm dhe i mbështetur politikisht. /Lajmi.net/