BallinaLajme“Politico”: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, Kurti e futi Kosovën në izolim...

“Politico”: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, Kurti e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” në prag të 28 dhjetorit ia ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen për Parlamentin e Kosovës e nga të cilat pritet të dalë qeveria e re.

“Politico” shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti e ka futur Kosovën në izolim edhe më të thellë duke i tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për shkak të veprimeve në Veri të vendit.

“Partia e Kurtit e ka shtyrë Kosovën në një izolim më të thellë, pasi qasja e saj populiste e krahut të majtë dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke çuar në masa ndëshkuese”.

Sipas gazetës amerikane, e ardhmja evropiane e Kosovës mund vihet në dyshim nga paraliza institucionale dhe fakti që po shkohet në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas gati një viti paralizë politike, Kosova kthehet në zgjedhje të dielën në një votim që mund të përcaktojë nëse vendi bën përparim në rrugën e saj të bllokuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Politico.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz