back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeNesër votohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës

Nesër votohet në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës

Të ngjajshme

Nesër, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, do të zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Sipas KQZ-së, vetëm 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 27 dhjetor 2025, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (26 nëntor – 6 dhjetor 2025).

Verifikimi i statusit mund të bëhet në çdo kohë përmes platformës elektronike:  https://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter/AbroadVoterStatuses

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz