Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë për zgjedhjen e President në orën 19:00.
Ndonëse ora ka kaluar 15 minuta, asnjë deputet nuk ndodhet në seancën plenare.
Pak minuta më parë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancë pasi sipas tij kjo është thirrur pa asnjë marrëveshje.
Nga PDK dhe LDK nuk janë deklaruar ende.
Sonte në orën 24:00 përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.