BallinaLajmeFundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

Fundjava e fundit e 2025-ës vjen me ngrica e temperatura në minus

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Fundjava e fundit për vitin 2025 do të mbizotërojë me mot të ftohtë e temperatura në minus.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet mot i vranët, me temperatura nga -3 deri në 4 gradë Celsius.

Ndërkohë të dielën, më 28 dhjetor, temperaturat do të luhaten nga -6 deri në 3 gradë Celsius.

“E shtune – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz