BallinaLajmeBurim Mehmeti: Disa parti opozitare, i duan vetëm paratë e diasporës, por...

Burim Mehmeti: Disa parti opozitare, i duan vetëm paratë e diasporës, por jo diasporën

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Burim Mehmeti, ka theksuar rolin jetik që diaspora ka pasur dhe vazhdon të ketë për Kosovën. Sipas tij, kontributi i mërgatës nuk është kufizuar vetëm në mbështetje financiare, por ka qenë vendimtar edhe në ruajtjen e shpresës, kujtimit dhe dashurisë për atdheun në periudha të vështira.

Ndërsa ka thënë se ndjen keqardhje për partitë opozitare, të cilat i duan vetëm paratë e diasporës, por jo diasporën.

Mehmeti ka theksuar se diaspora nuk është larg Kosovës, por një pjesë e pandashme e saj, duke bërë thirrje që zëri i mërgatës të dëgjohet edhe më fort në proceset vendimmarrëse. Ai ka theksuar se angazhimi i tij politik synon që ky realitet të përkthehet në përfaqësim të denjë institucional dhe në politika konkrete që forcojnë lidhjen ndërmjet Kosovës dhe diasporës.

“Kontributi i diasporës ka qenë dhe mbetet jetik, nga mbështetja financiare, deri te mbajtja gjallë e shpresës, kujtimit dhe dashurisë për vendin. Diasporë, është koha që zëri juaj të dëgjohet edhe më fort, sepse ju nuk jeni larg – ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës. Angazhimi im është që ky realitet të përkthehet në përfaqësim të denjë dhe politika konkrete që forcojnë lidhjen tonë”, ka thënë ai. .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz