back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeParashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28...

Parashikim nga Shenoll Muharremi: LVV nuk ka shanse për qeveri pas 28 dhjetorit

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Analisti politik Shenoll Muharremi thotë se pas 28 dhjetorit, LVV nuk ka gjasa të formojë qeverinë. Ai vlerëson se LVV “është në trend të korrigjimit dhe tkurrjes” dhe probabiliteti për një qeveri të saj është “më pak se 10%”.

Sipas Muharremit, LDK tashmë “ka adaptuar dhe modifikuar qëndrimet e saj” dhe shpreh “dëshirën, gadishmërinë dhe vendosmërinë me e formu një qeveri të re me ish partitë e opozitës”, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Ai thekson se ndryshimi është “imient” për shkak të krizave, bllokadave dhe pakënaqësisë së qytetarëve me çmimet e larta dhe faturat e rrymës.

Probabiliteti për një qeveri të ish-partive të opozitës sipas tij shkon deri në 90%.

Postimi i plotë: 

Koha e ndryshimit ka ardhë, një kapitull i ri po fillon pas 28 dhjetorit
Sikur të kishte pasur paksa potencial, gjasa dhe ambient që LVV të krijojë një partneritet me LDK-në apo PDK-në pas 28 dhjetorit, kisha me thënë dhe me besu që LVV e krijon qeverinë dhe AK vazhdon edhe një mandat.
Por kjo tashmë është e pamundur, e konfirmuar publikisht nga figurat më të larta të partive në fjalë.
Duke e ditur gjithashtu që LVV është në trend të korrigjimit dhe tkurrjes, pra nuk po shkon duke u rritur, por duke u zvogëluar (kjo është konfirmuar disa herë), nuk kam si mos me besu që LVV nuk mundet me formu qeverinë pas 28 dhjetorit.
Në anën tjetër, është konfirmuar që sidomos LDK ka adaptuar dhe modifikuar qëndrimet e saj (post 9 shkurtit) dhe shpreh qartë dëshirën, gadishmërinë dhe vendosmërinë me e formu një qeveri të re me ish partitë e opozitës.
Në këtë kontekst, duke i përfshirë edhe të gjitha krizat dhe bllokadat që LVV i ka shkaktuar gjatë vitit, frustrimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve me çmime astronomike dhe me fatura të rrymës të papërballueshme, ndryshimi është iminent.
Gjasat për një qeveri të LVV-së janë më pak se 10%, ndërsa probabiliteti për ndryshim dhe për një qeveri të ish partive të opozitës është optimal dhe maksimal, me një gjasë që shkon deri në 90%./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz