BallinaRegjionaleDrenas77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, jo vetëm politikan, por humanist i madh,...

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, jo vetëm politikan, por humanist i madh, investon në të ardhmen e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ në Vushtrri” (FOTO)

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

77-shi i PDK-së, biznesmeni nga Skenderaj, Shahin Dervishaj, ka dëshmuar edhe një herë se përkushtimi ndaj arsimit dhe rinisë është investimi më i sigurt për të ardhmen e vendit. Ai ka dhuruar një donacion me pajisje sportive për Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, duke sjellë jo vetëm ndihmë konkrete, por edhe një mesazh të fuqishëm shprese dhe motivimi për nxënësit.
Me këtë rast, Shahin Dervishaj u nderua me një mirënjohje për kontributin e tij, të cilën e cilësoi si një nder të veçantë. Ai theksoi se ky donacion nuk është thjesht dhurim material, por një thirrje për të rinjtë që të besojnë në vetvete dhe të synojnë ëndrrat e tyre pa u ndalur, shkruan Drenica Press.
“Kur investojmë te rinia, investojmë te e ardhmja e vendit tonë”, u shpreh Dervishaj, duke falënderuar drejtorin e shkollës, z. Galip Avdiu, si dhe profesorët për përkushtimin e tyre të përditshëm dhe punën me zemër në formimin e brezave të rinj.
Ky veprim fisnik konfirmon se përgjegjësia shoqërore dhe dashuria për arsimin janë vlera që ndërtojnë një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt për brezat që vijnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz