BallinaLajmeKQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Të ngjajshme

Haziri – Kurtit: E kemi bërë të qartë se Vjosa Osmani mund të jetë kandidate

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në...

PDK mbledh urgjentisht degët dhe mobilizohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës

Pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës ka...

Ky është hajni që kreu disa vjedhje të rënda në Pejë

Policia e Kosovës sot njoftoi arrestimin e një të...

Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se si do të veprohet më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve, dhe ditën e parë të vitit 2026, më 1 janar.

 

Zëdhënësi i KQZ-së ka bërë të ditur se në ditën e fundit të vitit, numërim votash do të ketë vetëm deri në ora 12:00 të paradites, ndërkaq numërimi në Qendrat Komunale do të rifillojë më 1 janar nga ora 16:00.

“Duke pasur parasysh faktin se jemi në periudhë festash, por edhe domosdoshmërinë që procesi i numërimit të mos ketë ndërprerje të gjatë, më 31 dhjetor do të punohet deri në orën 12:00, ndërkaq, puna në Qendrat Komunale të Numërimit do të vazhdojë më 1 janar, në orën 16:00”, tha Elezi për RTKlive.

Në Qendrat Komunale të Numërimit në gjitha komunat e Kosovës kryhen aktivitete të rëndësishme, siç janë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, numërimi i votave të subjekteve politike bëhet në vendvotime dhe rezultatet evidentohen në formularë të rezultateve, të cilat pastaj publikohen nga KQZ si rezultate preliminare. Po sipas të njëjtit ligj, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Para numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për QKN, në këto qendra bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, sqaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz