back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmePresidentja Osmani ngushëllon për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit “Shemit”

Presidentja Osmani ngushëllon për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit “Shemit”

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit emblematik të grupit legjendar “Ilirët” dhe njërit prej zërave më përfaqësues të rock-skenës kosovare të viteve ’80.

- Advertisement -

Përmes një reagimi zyrtar nga Presidenca, Presidentja Osmani ka theksuar se lajmi për vdekjen e Shemit është pritur me pikëllim të thellë, duke nënvizuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare dhe në formësimin e identitetit kulturor të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka veçuar këngën ikonike “Xhamadani vija vija”, e cila, sipas saj, mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet ndër breza, ashtu siç bëri zëri i Shemit për dekada me radhë.

“Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik”, thuhet në mesazhin e Presidentes.

Osmani ka rikujtuar gjithashtu se dy vjet më parë, Shemsi Krasniqi – Shemi dhe grupi “Ilirët” ishin nderuar nga Presidenca me Medaljen Presidenciale të Meritave, si vlerësim për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kulturën dhe artin muzikor të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz