BallinaLajmeMustafa: Në shtëpinë e zyrtarit të Ministrisë së Bujqësisë ku u gjetën...

Mustafa: Në shtëpinë e zyrtarit të Ministrisë së Bujqësisë ku u gjetën 400 mijë euro, VV-ja mbante tubime elektorale

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Kandidati për deputet i LDK-së, Besian Mustafa, ka folur hapur për sulmet e Vetëvendosjes ndaj tij pas arrestimeve të disa zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorime financiare gjatë vitit 2021.

Ai tha se VV-ja e ka sulmuar personalisht për mënyrën e menaxhimit të ministrisë gjatë 2020.

Kemi bashkëpunuar me organet e ligjet që secili keqpërdorues brenda ministrisë, secili zyrtar të përfundoi në burg. VV-ja pas arrestimit të 9 zyrtarëve ka dal dhe më ka sulmuar mua. Qysh e sulmon një ministër që nuk i shtinë ndër tepihë keqpërdorimet, por i qet në dritë edhe përfundojnë të arrestuar ata zyrtar.

Përtej asaj e kanë një sen që ka qenë i papranueshëm. 400 mijë euro kesh policia i ka gjetur në tualetin e shtëpisë private të një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë. Kur kam hulumtuar e kam gjet shumë shpejt që në atë shtëpi VV-ja ka mbajtur tubime të fushatës së tyre. Dhe aty e kam kuptuar se pse VV-ja më ka sulmuar mua… në atë shtëpi e ka përdoru si bazë për të bërë fushatë në Llap”, ka thënë Mustafa në Debat Plus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz