- Advertisement -



Kolovica u shndërrua sonte në epiqendër të energjisë qytetare dhe shpresës për ndryshim, duke mirëpritur me entuziazëm Ganimete Musliun numër 12 dhe Ariana Musliu-Shoshin, numër 18 të cilat morën një përkrahje të madhe nga banorët e kësaj zone, përcjellë Drenica Press.
Mes dritave, buzëqeshjeve dhe atmosferës pozitive, u ndje fuqishëm besimi se politika e ndershme dhe puna konkrete janë rruga e duhur përpara. Qytetarët e Kolovicës mirëpritën njeriun e urtë dhe punëtorin e madh që flet me vepra, ecën drejt dhe pa zhurmë, duke dëshmuar se ndryshimi i vërtetë nis nga terreni dhe nga njerëzit që i mbajnë fjalët.
Takimi u karakterizua nga energjia pozitive dhe shpresa për një të ardhme më të mirë, ku bashkimi dhe përkushtimi qytetar janë themel i çdo suksesi. Përkrahja e shprehur sonte është një mesazh i qartë se Kolovica beson në vizionin, punën dhe integritetin e këtyre dy përfaqësueseve.
Bashkë. Përpara.
#pdk130 #BedriHamza1 #GanimeteMusliu12
PDK 130 – Ariana Musliu Shoshi 18
- Advertisement -






