BallinaLajmeIsh-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga 17 vjet burg

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Një gjykatë pakistaneze dënoi të shtunën ish-kryeministrin Imran Khan dhe gruan e tij Bushra Bibi me nga 17 vjet burg secili në një rast korrupsioni që përfshin blerjen e dhuratave luksoze të destinuara për shtetin me një çmim të ulët, thanë gjykata dhe avokatët e Khan.

Vendimi është vetëm i fundit në një varg problemesh ligjore për Khan, i cili ka qenë pas hekurave që nga gushti i vitit 2023 dhe përballet me dhjetëra akuza të ngritura që kur u rrëzua nga detyra në vitin 2022, duke filluar nga ryshfeti deri te rrjedhja e sekreteve shtetërore, Khan mohon çdo shkelje në të gjitha këto raste, të cilat partia e tij pretendon se janë të motivuara politikisht.

Gjykata shpalli dënimin pa dëgjuar mbrojtjen dhe dënoi Imran Khan dhe Bushra Bibi me 17 vjet burgim me gjoba të rënda”, tha për Reuters avokatja e familjes së Khan, Rana Mudasar Umer.

Ata u dënuan me 10 vjet burg sipas kodit penal të Pakistanit për shkelje të besimit dhe shtatë vjet të tjera sipas ligjeve kundër korrupsionit, së bashku me një gjobë prej 16.4 milionë rupish (rreth 50,000 euro) secili, tha gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz