back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeIzmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri...

Izmaku: Nëse Nisma s’është pjesë e Kuvendit, Kosova do të jetë përsëri në krizë

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku deklaroi se nëse ky subjekt politik nuk bëhet pjesë e Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas saj, Kosova do të shkojë sërish në krizë.

Në emisionin “Kosova Today”, Izmaku tha se Nisma është ajo parti që bën diferencën në parlament.

“Nëse Nisma nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, vendi do të jetë përsëri në krizë, sepse Nisma e bën diferencën në Kuvend”, u shpreh ajo.

“Besoj që votuesi kosovar, votuesi jonë është jashtëzakonisht politik, dhe e aksepton kur synim i një lidershipi e ka një qëllim shumë më të madh se një votë personale. Lideri Limaj e ka shfaq në të gjitha intervistat, edhe ne vartësit e tij e kemi treguar se qëllimi nuk është me mbizotëru në skenën politike, por duhet të bëhet pak më shumë, sepse realisht Kosova nuk e ka luksin sot me pas tentativën me mbizotëru në skenën politike, por me qenë pjesë e zgjidhjes së problemit”, tha ish-deputetja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz