BallinaLajmeJeta Statovci: LDK po vazhdon sulmet irracionale ndaj Presidentes Osmani

Jeta Statovci: LDK po vazhdon sulmet irracionale ndaj Presidentes Osmani

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje – GUXO, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të LDK-së, të bëra përmes Avdullah Hotit, duke i cilësuar ato si sulme irracionale ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

Statovci ka theksuar se LDK, sipas saj, ende nuk ka arritur të dalë nga pasojat e vendimeve të para pesë viteve, kur përjashtoi nga radhët e saj figurën më të fuqishme politike, Presidenten Osmani.

Statusi i plotë:

LDK përmes Avdullah Hotit paska vazhduar sulmet irracionale ndaj Presidentes Vjosa Osmani. Si duket, LDK nuk po del dot nga pasoja që i ka shkaktuar vetes 5 vite më parë, kur përjashtuan figurën më të fuqishme politike, pikërisht Presidenten.

Çfarë mëkati qenka që Presidentja e shtetit, të vizitoj një Kryetar komune? Për më tepër që, të gjithë e dimë çfarë rëndësie ka Mitrovica për sigurinë, bashkëjetesen dhe stabilitetin e Kosovës.

Presidentja Osmani ka vizituar edhe më parë këtë qytet, edhe kur Kryetar në Mitrovicë nuk ka qenë Faton Peci. Por, LDK reagoi menjëherë e me panikë kur u vizitua Faton Peci, e kuptueshme me çfarë motivi.

Nëse Partia GUXO është thembra e Akilit të LDK-së, le t’i reagojnë partisë, jo Presidentes, e cila, apsolutisht ka kryer rolin e saj kushteutes, dhe apsolutisht, nuk ka ushtruar kurfarë ndikimi partiak.

Nëse LDK ka problem me atë se çfarë aktiviteti politik do bëj Presidentja Osmani pasi t’i ketë mbaruar mandati, këtë traumë nuk mund t’ia heqim ne, por të paktën, të mos sulmojnë institucionin më serioz të Republikës, atë të Presidencës.

Jeta Statovci

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz