back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeLimaj e konfirmon se Nisma do të garoj e vetme: Koha e...

Limaj e konfirmon se Nisma do të garoj e vetme: Koha e shkurtër dhe elektoratet e ndryshme e pamundësuan koalicionin me LDK-në

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar arsyet pse nuk u arrit një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, dy faktorë kryesorë e bënë të pamundur bashkëpunimin: elektoratet e ndryshme të dy partive dhe koha e shkurtër që ka mbetur deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë në Debat Plus, Limaj tha se kishte pasur komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar qasjen dhe mënyrën e tij të të menduarit.

Megjithatë, ai theksoi se barrierat e së kaluarës dhe lëvizjet e elektoratit nuk do t’i mundësonin të jepte kontribut të plotë brenda një koalicioni të përbashkët.

“NISMA dhe LDK kanë dy elektorate të ndryshme… tani për tani është e pamjaftueshme. Kam pasur dyshime se nuk do të mund të jap kontribut për shkak të lëvizjes së elektoratit. Do të gjejmë forma të bashkëpunimit paszgjedhor”, u shpreh Limaj.

Ai konfirmoi se NISMA do të garojë e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa e vlerësoi bashkëpunimin dhe takimet me Abdixhikun si të rëndësishme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz