Partitë politike në vend, po mobilizohen dhe po bëhen gati për garën zgjedhore që do të mbahet më 28 dhjetor në vend. Në këto zgjedhje, do të luftohet për pozitën e kryeministrit dhe 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partitë që janë certifikuar nga KQZ aktualisht po merren me përgatitjen e listave zgjedhore, pasi që afati për t’i dorëzuar ato në KQZ përfundon më 7 dhjetor.
Deri më tani, janë zyrtarizuar disa emra që do të garojnë për deputet dhe bazuar në këta emra, nuk priten surpriza.
Partia Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën, pothuajse kanë zyrtarizuar një numër të konsiderueshëm të emrave që do të garojnë në këto zgjedhje.
Siç ka mësuar lajmi.net, dega e PDK-së në Skenderaj nuk do të bëj shumë ndryshime në kandidatët për deputetë.
Në këtë listë do të jenë të gjithë kandidatët nga Skenderaj që zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt, ndërsa kësaj liste i shtohet edhe një person që nuk arriti të fitoj, Bekim Haxhiu-Kamishi.
Kamishi në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 18 mijë e 584 vota.
Në këto zgjedhje, e vetmja surprizë nga PDK që dihet deri më tani, është mospjesëmarrja e Memli Krasniqit në zgjedhje. Ai ka vendosur që pas disa mandateve si deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk do të jetë kandidat për këto zgjedhje. /Lajmi.net/