back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeNIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një...

NIS e merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga SHBA për licencën

Të ngjajshme

Serialet më të shikuara në Kosovë – ja lista e preferencave të publikut

Sipas të dhënave të fundit nga platformat online dhe...

Emocionuese, çifti i njohur dhuron miliona euro për të pastrehët

Pesë muaj pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, Lauren Sánchez...

Çfarë po i nxit protestat më të mëdha në dekada në Bullgari?

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe...

Aksident i rëndë në Zvicër: 18-vjeçari kosovar po bënte gara me shokë, një person humb jetën

Dy aksidente të njëpasnjëshme tronditën autostradën A3 në drejtim...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për zgjatjen ose jo të licencës së punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilën e sanksionuan muajin e kaluar për shkak të pronësisë së saj ruse.

NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse.

“Rusët nuk duan t’i shesin aksionet e tyre në NIS. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me politikën”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp të martën, pas një takimi me ekipet përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike të vendit.

Vuçiq theksoi se nuk ka ndonjë tregues se SHBA-ja do t’ia vazhdojë licencën NIS-it.

Pa licencë, rafineria e naftës në Pançevë, e cila operon brenda NIS-it, do të detyrohet ta pushojë veprimtarinë plotësisht, për shkak të mungesës së naftës së papërpunuar.

Vuçiq tha se ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedorviq Handanoviq, do ta njoftojë NIS-in për këtë dhe se është dhënë leja që rafineria e NIS-it në Pançevë ta ndërpresë punën.

“NIS-i do të vendosë nëse rafineria do ta pushojë veprimtarinë sot apo në ditët në vijim”, tha Vuçiq.

Ai tha se është dita e 54-të qëkurse u vendosën sanksione ndaj NIS-it dhe se nuk ka probleme me furnizimin me karburant, “gjë që tregon se sa serioz është shteti dhe sa para janë investuar në rezervat e naftës dhe produkteve të naftës”.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i ishte përgjigjur një pyetjeje të Radios Evropa e Lirë deri më 1 dhjetor nëse Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit kishte marrë ndonjë vendim në lidhje me kërkesën e NIS-it dhe se kur mund të pritej ky vendim.

Në një seancë më 25 nëntor, ku mori pjesë edhe Vuçiq, Qeveria serbe miratoi një vendim për t’i dhënë Rusisë 50 ditë për të gjetur ndonjë blerës për aksionet e saj. Moska u paralajmëruar se, nëse nuk e bën, atëherë Serbia do ta prezantojë menaxhimin e vet në NIS dhe do t’i ofrojë palës ruse “çmimin më të lartë të mundshëm” për kompaninë.

As pala amerikane dhe as ajo ruse nuk kanë publikuar informacione rreth përparimit të bisedimeve, dhe qytetarët janë njoftuar për këtë gjendje nga zyrtarët serbë, kryesisht nga presidenti Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz