BallinaLajmeÇitaku: VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim

Çitaku: VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike në vend.

Sipas Çitakut, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike por është çështje e sigurisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.

Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.

Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.

Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.

Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.

Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.

Ata po e shohin, prandaj janë në panik./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz