BallinaLajmeBE-ja deklarohet për 42 milionët që ia premtoi Kosovës për dëmet nga...

BE-ja deklarohet për 42 milionët që ia premtoi Kosovës për dëmet nga “Elektroseveri”: S’ka bazë për kompensim

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Kosova duhet t’i llogarisë të humbura 42 milionë eurot që i pagoi për mbulimin e kostos së rrymës në veri, në periudhën Tetor 2022-Dhjetor 2023, kur Elektrosever dështoi të përmbushte licencën.

Përkundër fjalëve të dhëna atë kohë, se do të kërkojë forma financimi për të mbuluar dëmin vetëm e vetëm që Elektroseverit të mos i hiqet licenca, tash Bashkimi Evropian thotë se nuk ka bazë ligjore për një kompensim ndaj Kosovës

Me qëndrimin aktual të Bashkimit Evropian, Kosova duhet t’i llogarisë të humbura rreth 42 milionë euro që i pagoi për mbulimin e kostos së rrymës në veri, si pasojë e dështimit Elektroseverit për të përmbushur licencën në periudhën Tetor 2022 – Dhjetor 2023.

Përkundër që ishte zotuar të gjejë mjete financiare për mbulimin e dëmeve vetëm e vetëm që Elekroseverit të mos i merrej licenca pas shkeljes të afateve, blloku 27-anëtarësh nuk dëgjon më për atë që Kosova konsideron borxh ndaj saj.

Këtë e konfirmon përgjigjja e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

“Ne nuk shohim bazë ligjore për këtë. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Sorensen mbetet i gatshëm që të adresojë shqetësimet e sjella nga palët në dialog, gjatë takimeve të kryenegociatorëve”.-Bashkimi Evropian

Sipas një deklarate, në Mars 2024, nga zëvendëskryeministri – tani në detyrë – Besnik Bislimi, ish-Përfaqësuesi i Posaçëm për Dialogun, Miroslav Lajçak, kishte kërkuar Zyra e Rregullatorit për Energji të mos ia tërhiqte licencën Elektroseverit, përkundër dështimit për nisjen e faturimit.

Në këmbim, sipas Bislimit, Lajçak ishte zotuar të gjejë forma financimi nga BE-ja për të kompensuar dëmin nga Tetori 2022, kur sipas licencës Elektrosever do të duhej të niste faturimin – ose t’i hiqej licenca.

Kjo kompani, e licencuar në Kosovë në Qershor 2022 – nuk nisi faturimin deri në Janar 2024.

Dëmi buxhetor i shkaktuar si pasojë e këtij dështimi të Elektroseverit, në këtë periudhë, llogaritet të jetë rreth 42 milionë euro.

Për zotimin e Lajcak, në Prill 2024 Bislimi i kishte dërguar shkresë zyrtare BE-së.

Në total, që nga përfundimi i luftës, si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike nga banorët në katër komunat me shumicë serbe në veri, dëmi buxhetor llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro./RTV Dukagjini

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz